Sport
EM 2016

Schweiz oder Albanien? Das Dilemma der «Schwipis»

Shqipëria apo Zvicra?
Shqipëria apo Zvicra?

Kuq-bardh apo kuq-zi? Kjo është dilema e disa shqiptarëve të Zvicrës për tu pozicionuar

Loja, e cila disa nga ne shqiptarët e Zvicrës, për thjeshtësim të punës këtu po i quajmë «Shwippis», qe është duke na hedhur në vorbullën e përçarjes ndërkulturore, ndodhet para nesh.
11.06.2016, 07:19
Ermira Ljutvija
Mehr «Sport»

>>> Hier geht es zur deutschen Version des Textes!

Tensioni rritet edhe te pjesa tjetër e popullatës. Mediat shtyhen për trajtat e përshkrimit të kësaj përplasjeje si: Zvicra A luan kundër Zvicrës B ose Shqipëria A kundër Shqipërisë B sepse të thuash Shqipëria kundër Kosovës është diçka vërtet e tejkaluar dhe fatlumët me fanellat e Evropianit ka kohë që ndodhen rrugës për në Francë.

Gjatë gjithë kësaj kohe unë çdo ditë ia shtroj vetes këtë pyetje: Cilën fanellë ta vesh më 11 qershor? Atë kuq e bardh apo kuq e zi?

Ermira Ljutvija
Ermira Ljutvija, jeton si shqiptare e Zvicrës në Zvicër. Ajo shkruan zakonisht për faqen e lajmeve në internet për diasporën shqiptare në Zvicër, albinfo.ch. Artikujt në këtë portal publikohen shqip, gjermanisht dhe frëngjisht. Gjatë Evropianit 2016 dy gazetarë të këtij portali e përcjellin gjithë kohën Kombëtaren Shqiptare atje.
Nomalisht, secili shqiptar është krenar kur sheh në Nati-n zviceran Xhakën, Shaqirin ose Behramin. Ata u ofrojnë një ndjenjë përkatësi.
Nomalisht, secili shqiptar është krenar kur sheh në Nati-n zviceran Xhakën, Shaqirin ose Behramin. Ata u ofrojnë një ndjenjë përkatësi.Bild: KEYSTONE

Disa «Shwippis» përgjigjen për skuadrën e tyre të zemrës pa ju dridhur as qerpiku. «Shqipëria, është e qartë kjo punë», thonë ata. Se si mund të merret ky vendim kaq thjesht, nuk është lehtë  e shpjegueshme për mua. Apo nuk jemi ne ata që gëzohemi pamasë kur Dani Wyler (komentatori i futbollit) gjatë ndeshjes i përmend emrat si: Shaqiri, Xhaka, Xhemaili, Behrami, Mehmedi ose Tarashaj?

Ne, që na gëzon kaq shumë fakti se janë gjithë këta emra shqiptarë në Nati, ashtu që të gjithë ata na duhet t`i numërojmë në këtë tekst. E të mos flasim pastaj për rastet kur ndonjëri nga heronjtë tanë shënon gol dhe, në ditën pas kësaj në vendin e punës me një ndjenjë krenarie në zërin tonë mund të kumtojmë: «Ishte një Shipi. Dhe, meqë ra fjala, thuhet: Shaqiri» (Schatschiri: deshifrimi i emrit në gjermanisht v.j.) Shaqiri ynë.

Xherdan Shaqiri: Për zviceranët ai është «Schakiri» ndërsa për shqiptarët «Schatschiri».
Xherdan Shaqiri: Për zviceranët ai është «Schakiri» ndërsa për shqiptarët «Schatschiri».Bild: KEYSTONE

Deliri i identifikimit

Nuk ka shpërthyer vetëm te fansat e futbollit zviceran «deliri i identifikimit me lojtarët». Kjo është temë prej kohësh edhe në mesin e secondove shqiptarë. Me cilën skuadër ne mund të identifikohemi më së shumti? Me Nati-n multikulturor zviceran, i cili pasqyron  ambientin tonë, vendin në të cilin ne jemi rritur ose me Kombëtaren Shqiptare? Shqipëria, një vend në të cilin kemi qenë disa herë në pushime, kuadri futbollistik i së cilës është i kompletuar me disa legjionarë zviceranë.

Shqiptarët e Kombëtares Zvicerane mund të na ofrojnë diçka që zviceranët në Kombëtaren Shqiptare nuk munden. Lojtarët e Nati-t me prejardhje shqiptare na e japin ndjenjën e përkatësisë. Ata arrijnë ta realizojnë një lidhje me Zvicrën, që bazuar në faktorë dhe zhvillime të ndryshme, jo çdo herë është e lehtë të arrihet. Ndjesia e integrimit dhe dashuria për vendin, përmes futbollit. Si ka mundësi të mos të rrahë zemra për këtë skuadër?

Zvicra apo Shqipëria: Për cilën duhet të bëjë tifo një shqiptar i Zvicrës? apo bën më në fund që të mbështeten të dy ekipet?
Zvicra apo Shqipëria: Për cilën duhet të bëjë tifo një shqiptar i Zvicrës? apo bën më në fund që të mbështeten të dy ekipet?Bild: KEYSTONE

Shqiponja i ka fajet

Megjithatë ne na tërheq një litar magjik në anën e vendit të etërve tanë. Ka mundësi që nuk janë lojtarët, emrat ose mjeshtëria e tyre futbollistike, por thjesht, shqiponja. Lojtarët e skuadrës shqiptare prezantojnë në fanellat e tyre shqiponjën dykrenore, të cilën ne me sa shumë dëshirë e bëjmë me duar në trajtë pantomime; ata këndojnë himnin shqiptar të cilin unë e di përmendësh, pa ma pas mësuar ndonjëherë ndokush, dhe i cili, nga një arsye e pashpjegueshme, që nga tingulli i parë ma ngre zemrën peshë. E gjithë kjo në gjuhën në të cilën secila fjali në veshët e mi tingëllon si një vepër poetike në vete.

Një dashuri e papërshkrueshme, kundër të cilës është vështirë të mbrohesh.

Shenja për shqiponjën dykrenore: Gjithnjë e dashur te shqiptarët.
Shenja për shqiponjën dykrenore: Gjithnjë e dashur te shqiptarët.bild: Instagram

Zemra apo truri?

Disa prej nesh flasin për dy zemra në një gjoks, diçka për çfarë unë nganjëherë e pyes veten se mos bëhet fjalë më shumë për një luftë në mes të zemrës dhe trurit. Sepse, të jemi të sinqertë: shqiponja e ka shtënë në kthetrat e saj zemrën dhe e ka fshehur atë thellë në malet e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ndërsa truri na thërret për arsye, na e kujton se vendi ynë  gjendet diku në mes të Piz Chavalatsch dhe Liqenit të Gjenevës dhe na e tërheq vërejtjen se vendit tonë duhet t`i kushtojmë respekt dhe kujdes. Rreshtimi kundër tij do të ishte tradhti e lartë.

Public Viewing mit watson
Lust auf ein Public Viewing in Zürich? watson ist Partner der Verantstaltungen beim «Glatten Köbi» und der «Amboss Rampe». Ein Besuch lohnt sich!

Ndërkaq, ai që për shkak të shumë zemrave në gjoks nuk mund të vendos, mund të përballet në mënyrë më pragmatike me çështjen. Për shembull, duke krahasuar se cila fanellë, cila e kuqe ose cila prerje i rri më bukur. Fanellat zvicerane janë të prera aq ngushtë sa që duket sikur janë konceptuar vetëm për trupa të trajnuar mirë të futbollistëve dhe për partneret e tyre modele. Nga ana tjetër, fanellat shqiptare lënë edhe pak hapësirë për `suveniret e dimri`. Por, e kuqja e fanellës zvicerane shkëlqen shumë më bukur. E pra cilën ta zgjedhim?

Dhe kështu, ai që në asnjë mënyrë nuk dëshiron të përcaktohet, mund të mbetet plotësisht brenda manirit zviceran: neutral.

Mach mit beim grossen EM-Tippspiel von watson!

Hol dir jetzt die beste News-App der Schweiz!

  • watson: 4,5 von 5 Sternchen im App-Store ☺
  • Tages-Anzeiger: 3,5 von 5 Sternchen
  • Blick: 3 von 5 Sternchen
  • 20 Minuten: 3 von 5 Sternchen

Du willst nur das Beste? Voilà:

DANKE FÜR DIE ♥
Würdest du gerne watson und unseren Journalismus unterstützen? Mehr erfahren
(Du wirst umgeleitet, um die Zahlung abzuschliessen.)
5 CHF
15 CHF
25 CHF
Anderer
twint icon
Oder unterstütze uns per Banküberweisung.
Das könnte dich auch noch interessieren:
25 Kommentare
Weil wir die Kommentar-Debatten weiterhin persönlich moderieren möchten, sehen wir uns gezwungen, die Kommentarfunktion 24 Stunden nach Publikation einer Story zu schliessen. Vielen Dank für dein Verständnis!
Die beliebtesten Kommentare
avatar
BoingBoing
11.06.2016 10:32registriert September 2015
ehm..
Kuq-bardh apo kuq-zi? Kjo është dilema e disa shqiptarëve të Zvicrës për tu pozicionuar
ehm..
1106
Melden
Zum Kommentar
avatar
Humbolt
11.06.2016 11:40registriert Dezember 2015
Wer kontrolliert den jetzt die Kommentare?! 😅

Oder ist sowieso immer die Autorin, der Autor dafür zuständig?
402
Melden
Zum Kommentar
avatar
tzhkuda7
11.06.2016 11:07registriert Juni 2015
Wie spricht mer das E mit zwei pünkt druf us? Entspricht das eusem ä, ö oder ü oder isch das epis kompletts eigets bider albanische Sprach? Danke im Vorus :)
333
Melden
Zum Kommentar
25
Was macht Hrubec da? 🤨 Hier sind 20 Bilder und Videos von der Zett-Meisterfeier
Es brauchte sieben Spiele und eine Parforceleistung im letzten, um Lausanne in die Knie zu zwingen. Doch die ZSC Lions haben sich den 10. Meistertitel am Ende gekrallt – und wissen das Jubiläum auch angemessen zu feiern.

(con)

Zur Story